Kerkoni te Drejtat Tuaja - Njohja e Dokumenteve të Huaja Ligjore për Diasporën Shqiptare

Kerkoni te Drejtat Tuaja - Njohja e Dokumenteve të Huaja Ligjore për Diasporën Shqiptare

Started
June 11, 2019
Petition to
Artan Lame and
Signatures: 101Next Goal: 200
Support now

Why this petition matters

Started by Bianca Gjomarkaj

Italian / English 

Zyrtari i Zyres se Regjistrimit te Pasurive Private ne Shkoder, Shqiperi , refuzon te regjistroje aktin legal te Deshmi eTrashigimie Ligjore per individin shqiptaro/amerikan, te ndierin Nikoll Gjomarkaj arratisur gjate rregjimit komunist me 1949 nga nje kamp perqendrimi ne Turan, vendosur per 69 vite ne New York ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nga data e arratisjes deri ne daten e vdekjes me 2018.

Nikoll ka bashkeshorten dhe tre pasardhes te cilet kane lindur jo ne Shqiperi. Me vdekjen e paraardhesit, ne maj te vitit 2018, trashegimtaret kane hapur Deshmi Trashegimie ne vendin e vdekjes New York sikur e percakton ligji. Ky dokument zyrtar me nje certefikate Apostille amerikane eshte derguar ne Shqiperi per tu perkthyer, depozituar dhe regjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive Shkoder ne muajn shkurt 2019.

Kerkesa eshte refuzuar ne baze te faktit qe "nuk mund te realizohet sepse eshte regjistruar ne baze te ligjeve te Nju Jorkut dhe ligjit te trusteve te njohura ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes", duke rene ndesh me artikullin 318/1 te Kodit Civil i cili specifikon "Vendi i celjes se Trashegimise (shtuar artikulli 2): “Trashegimia celet ne vendin ku ka pasur vendbanimin e fundit trashegimlenesi. Kur vendbanimi I fundit I trashegimlenesit nuk dihet, trashegimia celet ne vendin ku ndodhet e gjithe pasuria e tij ose pjesa dryesore e saj”.

Duke qene se rezidenca e tij e fundit eshte e njohur, motivacioni i sjelle nga Zyra perkatese eshte i paqendrueshem. Kerkesa eshte prezantuar ne muajn shkurt 2019. Behen 4 muaj qe ju drejtohem me e-maile zyrave te ndryshme qeveritare per kete problem dhe 4 muaj qe nuk marr asnje pergjigje.

Permes ktij Peticioni shpresoj ti shkoje nje mesazh te gjitha institucioneve te nje lemi te tille pergjegjesie te cilat merren me mbrojtjen e te Drejtave te qytetareve dhe me mbrojtjen e se Drejtes se Prones Private si nje e drejte themelore buruar nga ligji dhe Kushtetuta Shqiptare, artikulli 41 paragrafi 2:(1) E drejta e prones private eshte e garantuar; (2)Prona fitohet me dhurim, me trashegimi, me blerje dhe me cdo menyre tjeter klasike te parashikuar ne Kodin Civil.

Ksisoj refuzimi i regjistrimit te Aktit te Trashegimise nga ana e Autoriteteve perkatese per trashegimlenesin Nikoll Gjomarkaj perben nje shkelje dhe mohim te te drejtave qe ligji dhe Kushtetuta garanton.

Refuzimi i regjistrimit te Aktit te Trashegimise i cili eshte edhe shoqeruar ne menyre Apostille nga Shtetet e Bashkuara per pronen private ne Shkoder bie ndesh me nenin 41 te Kushtetutes dhe me Kodin Civil sepse trashegimtaret ligjore kan te drejte te gezojne pronat qe ka poseduar trashegimlenesi.

Kan kaluar 4 muaj  qe po i drejtohem vazhdimisht me te njejtin apel Zoterinjve dhe Zonjave: Z. Artan Lame si Autoriteti me i larte i Kadastres; Z. Pandeli Majko, Ministri i Shtetit për Diasporën; Z. Valdrin Pjetri, Keshilltar i Krytarit te Shtetit; Znj.Merita Qato ZRPP Tirane; Z.Pirro Vengu, Zyra prane Kryeministrit; Znj.Brikena Muharremi, Member i Keshillit Koordinues per Diasporen; Z.Bujar Leskaj, Kontrolli i Larte i Shtetit; Z. Edi Rama , Minister i Puneve te Jashtme dhe Kryeminister, dhe asnjeri  nga  zonjat dhe zoterinjte e sipercituar nuk me eshte pergjigjur!

Ky Peticion eshte shume i rendesishem jovetem sepse influencon ne zgjidhjen e problemeve dhe sherimin e plageve te familjes time por duhet te influencoje edhe per zgjidhjen e problemeve te ngjashme te CDO qytetari te Diaspores Shqiptare ne te gjithe boten.

Se nuk ngreme zerin dhe se nuk impenjohemi per te ndryshuar mentalitetin e tille burokratik, se pajtohemi me veset e tyre burokratike dhe mosveprimet ose veprimet kunder ligjit nga Autoritetet dhe Institucionet, ne si shqiptare duhet tia kerkojme vetem vetes tone gabimin. Ky problem duhet tu interesoje edhe shumekujt prej jush dhe nese nuk zgjidhet me keto ankesa , rruga  per tu ndiekur behet me e veshtire.


Faleminderit per kohen dhe mbeshtetjen Tuaj.

Bianca Gjomarkaj-Nakovics

english version here

versione italiana qui

 

Support now
Signatures: 101Next Goal: 200
Support now
Share this petition in person or use the QR code for your own material.Download QR Code

Decision Makers

  • Artan Lame
  • Pandeli MajkoState Minister of Diaspora
  • Valdrin PjetriOffice of Cadastre
  • Pirro VenguPrime Minister's Office
  • Merita Qato