Internet falas për studentët!

Internet falas për studentët!

Started
November 26, 2020
Petition to
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Signatures: 5,040Next Goal: 7,500
Support now

Why this petition matters

Started by Lëvizja Për Universitetin

Prej muajsh eksperimenti i mësimit online rezulton të jetë i dështuar. Sipas pyetësorëve të realizuar nga Lëvizja Për Universitetin, një pjese të konsiderueshme të studentëve u mungojnë mjetet e nevojshme teknologjike dhe e kanë të pamundur përballimin e tarifave të larta të internetit.

Për aq kohë sa qeveria dhe ministria përkatëse kanë vendosur të mbyllin auditorët, u lind detyrimi t’i pajisin të gjithë studentët me bazën e nevojshme materiale për të ndjekur leksionet. Krahas haraçit absurd që duhet paguar çdo vit, barra ekonomike e internetit dhe pajisjeve teknologjike është pengesë e pakapërcyeshme për shumësinë studentore.

Ne, studentët e universiteteve publike të Shqipërisë, kërkojmë pajisjen e menjëhershme të të gjithë studentëve me aparaturat teknologjike dhe sigurimin e paketave të internetit të mjaftueshme për ndjekjen e mësimit online. Diskriminimit ekonomik i duhet dhënë fund një orë e më parë.

UNIVERSITET PA TARIFA, JO TARIFA PA UNIVERSITET!

Support now
Signatures: 5,040Next Goal: 7,500
Support now
Share this petition in person or use the QR code for your own material.Download QR Code

Decision Makers

  • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë