KQZ ta rishqyrtojë vendimin për verifikimin e votave të Mërgimtarëve përmes telefonatave.

KQZ ta rishqyrtojë vendimin për verifikimin e votave të Mërgimtarëve përmes telefonatave.

Started
January 11, 2021
Petition to
KQZ - Valdete Daka
Signatures: 85Next Goal: 100
Support now

Why this petition matters

Të rishqyrtohet vendimi i KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës. Mërgata e konsideron si përjashtuese, antikushtetuese dhe jodemokratike pikën IV të këtij vendimi ku thuhet se: Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet.

E drejta e votës është e drejtë fundamentale, e garantuar me Kushtetutën e Kosovës dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Si e tillë, e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme edhe për ne në Mërgatë. Ky akt demokratik nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë nga Kosova kur dihet se Mërgata 99% është në marrëdhënje pune dhe se përgjigja në telefonatën do të ishte gati e pamundur gjatë orarit të punës.

Ky vendim përjashtues i KQZ-së, e konkretisht pika IV e tij, krijon rrethana problematike me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante.

Mërgata është e shqetësuar dhe e zhgënjyer me këtë vendim jodemokratik, e aspak miqësorë. 
Mërgimtarët kërkojnë që pika IV e vendimit të mënjanohet dhe në vend të saj të futen elemente tjera verifikimi, si për shembull e-maili.

Redaksia "MekuliPress.com" fton mërgimtarët që ta firmosin sa më masovikisht këtë peticion.

Support now
Signatures: 85Next Goal: 100
Support now
Share this petition in person or use the QR code for your own material.Download QR Code

Decision Makers

  • KQZ - Valdete Daka