Regjistër publik për abuzuesit seksualë dhe pedofilët.

Regjistër publik për abuzuesit seksualë dhe pedofilët.

Started
June 2, 2020
Petition to
Ministria e Drejtësisë
Signatures: 44,269Next Goal: 50,000
Support now

Why this petition matters

Started by Paola Nace

Nëse fjala "fëmijëri" ju sjell ndërmend fëmijë të qeshur që luajnë e vrapojnë me njëri-tjetrin, fatkeqësisht për shumë fëmijë shqiptarë realiteti është shumë më ndryshe.

Qindra fëmijë, në mes të Tiranës e deri në skajet më të largëta të Shqipërisë, dhunohen seksualisht dhe i rrëmbehet fëmijëria, duke i shkaktuar trauma dhe probleme psikologjike të rënda.

Përveç kësaj, mijëra vajza e gra, por edhe djem dhe burra, dhunohen seksualisht, abuzohen e përdhunohen. 

Zgjidhja nis nga vetë ne duke i dënuar sjelljet abuzive që në gjenezë, por a nuk do ishte mirë t'i jepnim një shtysë drejtësisë dhe shtetit tonë që has kaq vështirësi të dënojë abuzuesit e përdhunuesit?

Në shumë shtete të botës listat e personave që kanë abuzuar seksualisht apo kanë përdhunuar të tjerë janë në dizpozicion të çdo qytetari.

Duke treguar publikisht identitetin e përdhunuesve, ne nuk mund të kthejmë kohën prapa dhe të shpëtojmë viktimat e tyre nga kthetrat e abuzuesve.

Ajo që mund të bëjmë është t'i ofrojmë të miturve, adoleshënteve, të rriturve, prindërve të fëmijeve, dhe çdo personi të çdo moshe, gjinie e demografie, një shans për një jetë më të sigurtë.

Fatkeqësisht, deri në momentin që rastet e abuzimit seksual denoncohen ose bëhen publike, është tepër vonë. Abuzuesit shpesh herë kanë histori abuzimi të njohur nga bashkëqytetarët e tjerë. Regjistri publik, mund të parandalojë rastet e përsëritura, dhe mund të krijojë një mjedis më miqësor për viktimat dhe të inkurajojë denoncimet në kohë. Ne besojmë që njerëzit kanë të drejtë të dinë nëse në zonën e tyre ka persona të cilët përbëjnë rrezik për ta dhe të afërmit e tyre. Siguria e fëmijëve të pafajshëm apo njerëzve të tjerë, është me e rëndësishme se e drejta e abuzuesve për privatësi. 

Ne propozojmë që lista vendore e emrave të regjistruar si abuzues seksualë të koordinohet nga organet kompetente si Policia e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë dhe të lejojë çdo qytetar të kërkojë të dhënat e dhunimit bazuar në identitetin dhe vendndodhjen e çdokujt.

Publikimi i listës është praktikë e njohur ndërkombëtare. Le t'i minimizojmë si shoqëri këto fenomene të ndyra.

Le të sigurohemi që asnjë abuzues nuk do kërcënojë më një viktimë.

Le t'i japim një mundësi gjeneratës së re për një të ardhme pa dhunime dhe pa frikë.

Firmosni peticionin nëse dëshironi dhe ju një listë publike të emrave të personave që kanë guxuar të dhunojnë seksualisht.

 

Support now
Signatures: 44,269Next Goal: 50,000
Support now
Share this petition in person or use the QR code for your own material.Download QR Code

Decision Makers

  • Ministria e Drejtësisë