Të mbrojmë Trashëgiminë Kulturore. Ura e Zogut po shkatërrohet!

Të mbrojmë Trashëgiminë Kulturore. Ura e Zogut po shkatërrohet!

Started
January 14, 2021
Signatures: 3,056Next Goal: 5,000
Support now

Why this petition matters

Started by Sebastia

                                                        P e t i c i o n

 

DREJTUAR:

  • MINISTRIA E KULTURËS
  • INSTITUTI  KOMBËTAR  I  TRASHËGIMISË  KULTURORE
  • BASHKIA KURBIN
  • BASHKIA LEZHË

 

                                                                                 Laç më 14.01.2021

 

Ne, Qendra Rinore Sebastia, me seli në Laç-Kurbin, jemi të shqetësuar nga dëmtimi i rëndë që ka pësuar ditët e fundit ura e Milotit, njohur gjërsisht si "Ura e Zogut", objekt i trashëgimisë kulturore e mbrojtur me ligj.

Të ndjeshëm ndaj rrezikut që po i kanoset kësaj ure me rëndësi të madhe historike dhe arkitektonike, gjithashtu të indinjuar ndaj mosreagimit të institucioneve përgjegjëse, po iniciojmë këtë peticion online.

Plotësisht të vetëdijshëm se mbrojtja e trashëgimisë tonë është një detyrë qytetare dhe patriotike, gjykojmë se mbledhja e nënshkrimeve qytetare do të nxiste reagimin e institucioneve përgjegjëse në lidhje me hartimin dhe zbatimin e një plani emergjent për ndalimin e shkatërrimit të urës.

Ura e Zogut, një nga asetet e trashëgimisë historike të Kurbinit, e shpallur Monument Kulture, e ndërtuar në vitin 1927 rrezikon shembjen.

Mediat fajësojnë për këtë natyrën dhe prurjet e lumit Mat, të cilat përgjatë stinës së dimrit po shkaktojnë përmbytje masive në zonën e Bregut Matës, në Kurbin e Lezhë.

Urën mbi lumin Mat që dikur lidhte verilindjen me pjesën tjetër të vendit, nuk e shkatërroi natyra, por babëzia e bosëve të kompanive të ndërtimit që prej 3 dekadash, shfrytëzojnë këtë lum për të nxjerrë inerte për ndërtim.

Ajo urë është ndërtuar, projektuar nga një inxhinier italian dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët.

Zbatimi i projektit të Urës së Zogut u bë nga inxhinieri shqiptar, Gjovalin Gjadri, inxhinier që ka projektuar rrugën automobilistike Milot-Burrel, që kalon nga livadhi i Turkut nëpër Mirditë.

Ura është ndërtuar brenda një viti dhe është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i jep asaj vlera muzeale dhe arkitektonike të veqanta për kohën.

Tek rrëshqitjet e rrugëve gjatë përmbytjeve si në aksin Lezhë-Ungrej, apo në aksin Borsh-Sarandë gjeni edhe përgjigjen për rrënimin e Urës së Zogut.

 

Në mënyrë të paligjshme kompani ndërtimi me lidhje deri në strukturat më të larta qeveritare kanë shfrytëzuar pa kriter shtratin e lumit Mat për të nxjerrë inerte.

Zhavorri i lumit është përdorur për ndërtimin e rrugëve nga kompanitë e ndërtimit të lidhura me qeveritë, por zhavorri i lumit nuk është i përshtatshëm për përdorim për ndërtimin rrugësh, pasi në vend të tij duhet të përdoren inerte të gurta (bazalte), më koefiçentin e domosdoshëm të shtypjes e të fërkimit.

Inxhinierë, kurator arti, historianë e ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe banorë të zonës duhet të bëhen pjesë e një iniciative për të shpëtuar Urën e Zogut, që të japin kontributin dhe ekspertizën e tyre për të shpëtuar këtë pasuri arkitekturore.

Ura e Zogut do duhej të ishte një prej atraksioneve turistike në Qarkun Lezhë, ku shqiptarët kanë mundësi të njohin një pjesë të arkitekturës së viteve 30 në veprat publike.

Kjo urë është pjesë e memories së kombit, e përfaqëson një kohë kur orientimi i vendit ishte drejt Perëndimit, strehës natyrale të Shqipërisë.

Qeveria duhet të nxjerrë një vendim për ndalimin e kompanive të ndërtimit të shfrytëzojnë lumin Mat për nxjerrje inertesh.

SPAK duhet të nisë një hetim lidhur me këto kompani që prej 3 dekadash kanë abuzuar me këtë pasuri publike.

Shfrytëzimi i lumit Mat për ndërtim HEC-esh ka pasur jo pak impakt në degradimin e urës së Matit dhe veprave të tjera publike përgjatë këtij lumi.

#ReagoperVete

 

K Ë R K O J M Ë

1. Të merren masa emergjentë për ndaljen e rrënimit të urës!

2. Të hartohet një projekt nga specialistët e fushës për mbrojtjen afatgjatë të kësaj vepre historike. Gjithashtu kërkojmë zbatimin e këtij projekti.

 

Mbështetur në ligjin nr.27/2018 "Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë"

Support now
Signatures: 3,056Next Goal: 5,000
Support now
Share this petition in person or use the QR code for your own material.Download QR Code

Decision Makers